Kryetari ri i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, bashkë me ud. të Drejtorit të Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, kanë takuar Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksander Lumezin. Në këtë takim ku ka qenë i pranishëm edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Prokuroria e Shtetit, Lumezi ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me drejtuesit e ri të RTK-së për të gjitha shqetësimet për çfarëdo shkelje eventuale ligjore që mund të ketë ndodhur në RTK.
“Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi shprehi gatishmërinë institucionale për të bashkëpunuar me bordin e ri të RTK-së dhe me u.d Drejtorin e Përgjithshëm në adresimin e të gjitha shqetësimeve lidhur me çfarëdo shkelje eventuale ligjore që mund të ketë ndodhur në RTK”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, shkruan Gazeta Express.
“Po ashtu, palët patën diskutime konstruktive dhe konkrete për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional”, thuhet në fund./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...