Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë drejtueseve të automjeteve të kenë kujdes në trafik.
Sipas komunikatës reshjet e borës mund të paraqesin vështirësi në qarkullim, andaj u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve të vozisin në përshtatje të rrethanave të krijuara.
“Reshjet e vazhdueshme të borës nëpër rrugët e vendit, potencialisht mund të paraqesin vështërsi në qarkullim duke zvogëluar dukshmërinë apo duke krijuar rrethana të pafavorshme për drejtuesit e automjeteve. Policia e Kosovës kërkon dhe apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë më vigjilent dhe vozitjen ta përshtatin me rrethanat e krijuara nëpër rrugët tona në menyrë që pjesëmarrja në trafik të jetë e sigurt për të gjithë dhe të shmangen aksidentet rrugore”, thuhet në komunikatën e PK-së./arbresh.info/
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...
Ndalohen tre persona për veprën penale ‘Lëndimi i leht...
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...