Deputeti i VV-së: Hoqëm dorë nga kompensimi i shpenzimeve të derivateve

11:48 | 7 Shkurt 2022
A Z

Ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se kanë hequr dorë nga kompensimi i shpenzimeve të derivateve.

Sipas tij, kompensimi i shpenzimeve të derivateve për deputetë nuk duhet të ndodhë, teksa ka thënë se këtë ia ka kërkuar partive tjera.

“Mbledhja e sotme dështoi shkaku i sjelljes së shefit të LDK e cila kaloi edhe në sharje. Ne si grup përveç se kemi hequr dorë kërkojmë të bëhet një gjë e tillë për deputet sa i përket shpenzimeve. Ne do të kërkojmë që kuvendi të rishikojë vendimin e vitit 2011. Ne jemi të bindur që ky kompensim është i tepërt për deputetët. Nuk kompensohen shpenzimet e derivateve. Deputetët mos ta kenë pjesë të pagës kompensim udhëtimin”, tha ai./arbresh.info/