Arben Gashi flet për përplasjen me Kërçelin: As nuk e kam prekur me dorë

11:36 | 7 Shkurt 2022
A Z

Ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit .

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se mbledhje të Kryesisë, nuk do të ketë, pasi sipas tij shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka kërcënuar Ilir Kërçelin.

E për këtë, shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi ka folur për përplasjen.

Gashi tha se “as nuk e kam prekur me dorë”, Ilir Kërçelin, shefin e kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

“Kryetari i Kuvendit e kishte marrë me vete edhe shefin e kabinetit i cili kishte bërë shkelje të detyrave… Ne kërkuam që ai të mos ishte prezent. Kryetari nuk pranoi që ai të largohet dhe mbledhja dështoi”, tha Gashi.

Gashi tha se Kërçeli nuk duhej të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Kuvendit. ./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Konjuca: Mbledhja e Kryesisë nuk mbahet për shkak të kërcënimeve të Arben Gashit