Trupi i pajetë që u gjend këtë të shtunë në ujërat e liqenit të Fierzës dyshohet se është i 50-vjeçarit që humbi dhjetorin e vitit të kaluar në lumin Drin.
Kufoma është parë nga banorët e zonës në afërsi të fshatit Bushat në Kukës.
Tofik Gjika doli për të peshkuar në 26 nëntor, për të mos u kthyer më në shtëpi. Për më shumë se një muaj kanë kërkuar familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë por pa rezultat.
Prurjet e shumta të lumit Drin dhe uji i turbullt vështirësoi më tej kërkimet, derisa sot, viktima doli në ujërat e Fierzës./tch
Hoti: Familja, themeli i shoqërisë, dinjiteti i sakrifikuesv...
Përparim Rama sot mban konferencë për media
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri