Putin çon në kufi me Ukrainën 70% të ushtrisë që i nevojiten për pushtim të plotë

20:16 | 5 Shkurt 2022
A Z

Rusia ka dërguar në kufi me Ukrainën 70% të trupave ushtarake që i duhen normalisht për pushtim të plotë.

Këtë e ka bërë të ditur në Twitter, gazetarja e Fox News, Jennifer Griffin.

Aj ka shkruar se mediumi i saj mëson se pos 83 batalioneve të gatshme për pushtimin e Ukrainës, edhe 14 batalione të tjera janë në tranzit.

“Fox News ka mësuar se Putini ka organizuar 70 për qind të forcave ushtarake që do t’i duheshin për një pushtim të plotë. Numri i grupeve taktike të batalioneve ruse (BTG) në kufi është rritur në 83 nga 60 batalione vetëm dy javë më parë. 14 të tjerë janë në transit”, ka shkruar Griffin në twitter, transmeton arbresh.info