Prokuroria kërkon paraburgim për rreshterin e Policisë nga Peja, që dyshohet për dhunim e vepra tjera

18:06 | 5 Shkurt 2022
A Z

Prokuroria themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj rreshterit të policisë së Kosovës në Pejë, G.L., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunim”, “Shantazh” dhe “Fotografim dhe incizim i paautorizuar”.

I dyshuari me vendim të prokurorit gjendet në ndalim për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Pejë​, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj te pandehurit (zyrtar policor), G.L., nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprat penale “Dhunimi”, “Shantazhi” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themeloren të Pejës, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda, për caktimin e masës se paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Pejë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale./arbresh.info/