Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:05 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 113 km/h.
Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.K (M/K) i moshës 35 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një vit (1) masë mbrojtëse ( heqje e patent shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./arbresh.info/

Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi