Në Podgoricë sot do të mbahen dy seanca të jashtëzakonshme të Kuvendit të Malit të Zi.
Në to, deputetët do të vendosin veçmas, fillimisht për shkurtimin e mandatit të parlamentit, të propozuar nga qeveria dhe më pas për mosbesimin ndaj pushtetit aktual ekzekutiv që udhëhiqet nga kryeministri Zdravko Krivokapiq, i cili u iniciua nga opozita dhe koalicioni “E Zeza në të Bardhë”, i cili udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviqit.
Parlamenti i Malit të Zi u konstituua më 23 shtator të vitit 2020, pasi tre lista zgjedhore të opozitës së atëhershme formuan një shumicë parlamentare dhe e para që mori pushtetin pas 30 vitesh nga Partia Demokratike e Socialistëve, lider i së cilës është presidenti aktual, Milo Gjukanoviq, raporton rtcg.
Qeveria beson se situata komplekse politike në Mal të Zi kulmoi me njoftimin e zëvendëskryeministrit përgjegjës për koordinimin e shërbimeve të sigurisë, Abazoviq për formimin e një qeverie të pakicës që nuk do të përfshinte Frontin Demokratik dhe DPS-in.
Propozimi për mosbesimin ndaj qeverisë u nënshkrua nga 31 anëtarë të opozitës dhe koalicionit “E Zeza në të Bardhë”, pasi kryeministri Zdravko Krivokapiq refuzoi të nënshkruajë interpelancat e miratuara nga ministrat e Punëve të Jashtme, të Bujqësisë dhe Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportive.
Nënshkruesit e kësaj nisme besojnë se kriza politike, bashkëpunimi joadekuat ndërmjet autoriteteve legjislative dhe ekzekutive, mos harmonizimi i legjislacionit me legjislacionin e BE-së, si dhe mosveprimi i disa ministrave kanë sjellë ngadalësimin e integrimeve evropiane.
Ndryshe, Krivokapiq tha të enjten pas seancës së pasuksesshme se ishte i sigurt se nga sot nuk do të jetë kryeministër i Malit të Zi./telegrafi/
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...