Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak është nisur drejt Beogradit, pas vizitës që kishte për dy ditë në Kosovës, së bashku me dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.
Lajçak përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se gjatë rrugës për në Beograd është ndalur edhe në në pikë kalimin në Mutivodë.
“Gjatë rrugës nga Prishtina për në Beograd, vizitova objektet e ndërtuara nga Bashkimi Evropian në pikë kalimin në Mutivodë. Është një rezultat konkret i dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, i dobishëm për të gjitha komunitetet dhe lirinë e tyre të lëvizjes. Shpresojmë që së shpejti do ta shohim plotësisht funksional dhe të përdorur nga të dyja palët”, ka shkruar ai.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak bashkë me emisarin amerikan, Gabriel Escobar kanë takuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe përfaqësuesit e opozitës./arbresh.info/
On my way from Pristina to Belgrade, I visited the EU-built facilities of the Crossing Point Mutivode. It’s a concrete result of the EU-facilitated Dialogue beneficial to all communities and their freedom of movement. Hope to soon see it fully operational and used by both Parties pic.twitter.com/4vZvgFwdFz
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 2, 2022
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...