Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një rrahje brenda Pallatit Drejtësisë në Prishtinë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10:15 në Pallatin e Drejtësisë, dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar vepra penale “sulm” dhe “kanosje”.
“Sot nga njësia policore e stacionit Jugu, është arrestuar një i dyshuar për një rast sulmi dhe kanosjeje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në Pallatin e Drejtësisë, me ç’ rast i dyshuari kishte sulmuar dhe kanosur viktimën. I dyshuari; G. S, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh. Me qëllim të sqarimin dhe zbardhjes së plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale ”Sulm & Kanosje”, deklaroi Borovci. /arbresh.info/
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova
Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...