Të premten në Shkup do të organizohet marsh protestues për tashmë të ndjerin Rexhail Qerimi i cili akuzohej në rastin “Alfa”.
Protesta do të fillojë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup dhe pritet të përfundojë para zyrës së Bashkimit Evropian.
“Të dashur bashkatdhetarë, ju njoftojmë se me datë 04.02.2022, të premten në ora 13:30 do të mblidhemi në sheshin “Skënderbeu” ku do ta fillojmë marshin në nder të Rexhail Qerimit dhe do të kërkojmë hetim ndërkombëtar në zyrat e BE-së për vdekjen e dyshimtë”, shkruan vëllai i të ndjerit, Jetulla Qerimi.
Ai fton të gjithë shqiptarët që t’i bashkëngjiten protestës për të kërkuar hetime ndërkombëtare edhe për të gjitha rastet tjera të montuara politike./Telegrafi/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...