Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se mënyra se si është arrestuar kreu i PSD-së, Daradan Molliqaj nga Policia e Kosovës nuk shihen në demokraci.
Ai ka thënë se ky është një lajm i keq për demokracinë. Përmes një reagimi në Facebook, ai ka shprehur bindjen se po të kishte ftesë për Molliqaj, ai do të lajmërohej në polici.
“Arrestimi sonte i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tash. Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare. Solidarizohem gjithmonë me policinë e Kosovës por jo edhe me politizimin e saj. Une jam i bindur se po të kishte ftesë Molliqaj vet do të lajmërohej aty ku do të ftohej”, ka shkuar Pacolli./arbresh.info/
Lexo edhe
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...