Ed Sheeran është shpallur artisti më i dëgjuar në radio, duke mposhtur kështu këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, teksa rrëmbeu vendin e parë në botë.
Krijuesi i hitit “Shape of You”, 30-vjeçar, krenohet për të arriturat, gjegjësisht 4.3 milionë dëgjime në vit në të gjithë globin, ndërkohë që ylli i “Levitating”, 26-vjeçe, merr vetëm 100 mijë më pak, 4.2 milionë, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Vendi i tretë i ka takuar artistit The Weeknd me tre milionë dëgjime, me Queen që ka zënë vendin e katërt me 2.9 milionë dhe Maroon 5 në vendin e pestë me 2.5 milionë, sipas Viberate.
Kompania e analizës muzikore gjithashtu raportoi se muzika ‘rock’ ka pasur një ringjallje, duke u renditur si zhanri i dytë më i madh me 79.9 milionë dëgjime.
Ed u konfirmua së fundmi si interpretues në “Brit Awards 2022”, që pritet të mbahet më 8 shkurt.
Ceremonia vjetore e çmimeve muzikore rikthehet në The O2 Arena të Londrës. / arbresh.info/
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro