Ka dështuar marrëveshja mes Barcelonës dhe Arsenalit për huazimin e Pierre-Emerick Aubameyang
32-vjeçari kishte probleme me skuadrën e tij, ku edhe nuk ishte i ftuar në disa ndeshje, ndërsa ka kërkuar të largohet nga skuadra angleze.
Lojtari nga Gaboni, pritej që sot të zyrtarizohet te skuadra spanjolle, por sipas David Ornstein, marrëveshja ka dështuar.
Arsyeja e dështimit të marrëveshjes, ishte mospajtimi i dy skuadrave për pagën e lojtarit.
Sipas mediave angleze, lojtari ka pranuar ta ulë pagën e tij, duke pranuar një pagë prej 100 mijë euro në javë, por kjo shumë i është dukur shumë e madhe për Katalunasit.
Atëherë, kuptohet se Pierre-Emerick Aubameyang do të mbetet tek skuadra angleze, Arsenal. /arbresh.info/
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri