Në orët e vona të kësaj të shtune, kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe një delegacion ministrash të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Në takim u diskutua për menaxhimin e situatës me pandeminë, gjendjen nëpër institucionet shëndetësore dhe mundësinë e lehtësimit të masave.
“Pjesë e temave të diskutuar ishin edhe marrëveshjet e arritura në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të mbajtur në shtator të vitit të kaluar, ishin temë tjetër e takimit, e në veçanti marrveshja për rrugën Tetovë- Prizren. U bisedua për integrimet evropiane dhe raportet e mira fqinjësore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë Veriut”.
“Për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, u theksua se duhet të përfundojë me njohje të ndërsjelltë mes dy shteteve, gjë që do t’i kontribuonte ruajtjes së paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon” thuhet në kumtesën e Zyrës së Kryeministrit.
Delegacioni nga Maqedonia e Veriut përbëhej nga Artan Grubi, zëvndëskryeministër i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi, ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës, Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe i Planifikimit Hapësinor dhe Ejup Rrustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.
Ndërsa në takimin u përmbyll me një darkë miqësore.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...