Qendra për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim banja “Nëna Naile” në Kllokot dhe Sindikata e Policisë së Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshje për anëtarët sindikal të Policisë së Kosovës që t’i shfrytëzojnë shërbimet e kësaj banje.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri dhe drejtori i Qëndresë për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim banja “Nëna Naile” në Kllokot, Dardan Novosella, duke u mbështetur në kërkesën e Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Këtu përfshihen të gjitha shërbimet standarde të Banjës duke filluar nga: kontrolla mjekësore, të gjitha ushtrimet që ua përcaktojnë mjekët specialist të fiziatrisë së Qendrës për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim Banja “Nëna Naile” në Kllokot.
“Kjo marrëveshje e përbashkët ka për qëllim që shërbimet e Qendrës mund të shfrytëzohen nga anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës, duke prezantuar vërtetimin e lëshuar nga udhëheqja e Sindikatës së Policisë së Kosovës sipas kontratës se re të nënshkruar dje. Sindikata e Policisë se Kosovës përherë do të jetë afër çdo zyrtari policor për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për të gjithë anëtarët sindikal të Policisë së Kosovës. Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi dje me 27.01.2022 nga nënshkrimi i përfaqësuesve të dy palëve”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...