Kylian Mbappe është i lidhur me një kalim nga Paris Saint-Germain te Real Madrid prej disa kohësh dhe ish-sulmuesi i Los Blancos, Fernando Morientes pret që kjo të ndodhë këtë vit.
Morientes ka qenë në dijeni të asaj që presidenti i klubit, Florentino Perez ka thënë për këtë çështje dhe pret gjëra të mëdha nga Mbappe nëse ai bashkohet.
“Kylian [Mbappe] do t’i bashkohet Madridit këtë vit”.
“Kam dëgjuar shumë nga klubi dhe Florentino [Perez]. Presidenti e vlerëson shumë sepse është unik. Ai mund të luajë në Real Madrid për shumë vite”, ka thënë Morientes për RMC Sport.
Morientes beson se Mbappe mund të sjellë shumë te Real Madridi, pasi spanjolli e di si shkon situata në klub, pasi kishte sukses në klub gjatë viteve 1997-2005.
Gjatë kohës së tij në Real Madrid, Morientes fitoi dy tituj të La Liga Santander dhe tre trofe të Ligës.
Në 183 paraqitje, sulmuesi spanjoll shënoi 72 gola./Telegrafi/
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...