Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka bërë të ditur se pozitiv me COVID-19 ka rezultuar edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
“E kemi edhe shqyrtimin e propozim vendimit të qeverisë për miratimin e rekomandimit të komisionit ndërministror për investim strategjik për dhënien e statusit investitor strategjik për subjektin investues Kosmonte Food Shkp, këtë pikë do ta shtyjmë për arsye se ministrja Hajdari ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk mund të jetë e pranishme që të bëjë prezantimin”, ka thënë Bogujevci.
Ndërsa përveç deputetëve të opozitës, në seancë nuk po marrin pjesë as ata të Listës Serbe./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...