Barcelona ishte shumë e lidhur me një lëvizje për anësorin e Manchester City, Raheem Sterling muajt e fundit – por kjo nuk ndodhi kurrë.
Sipas “Diario Sport”, Xavi ka preferuar të nënshkruajë me Ferran Torres nga klubi anglez në vend të Sterling. Ferran tani është një lojtar i Barcelonës i cili iu bashkua në fillim të këtij muaji.
Sterling ishte i hapur për t’u bashkuar me Barcelonën pasi ai kishte humbur rëndësinë në City nën drejtimin e Pep Guardiolës kohët e fundit. Por performanca e tij është rritur dhe ai është përsëri një komponent i rëndësishëm për skuadrën.
City po kalon periudhë të mirë për momentin. Ata janë në krye të Premier League, 11 pikë larg Liverpool, e cila është në vendin e dytë, megjithëse kanë luajtur një ndeshje më shumë.
Barcelona ëshë në një moment tranzicioni, megjithëse blerja e Ferran është padhyshim një zhvillim pozitiv.
Ish-lojtari i Valencias shënoi golin e tij të parë për klubin gjatë humbjes 3-2 ndaj Athletic Bilbao në Copa del Rey këtë javë. Por ata janë ende vetëm në vendin e shtatë në La Liga./Arbresh.info
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...