Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij ka përkujtuar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.
Për Rugovën, Berisha tha se ishte një prej burrave më të shquar të kombit shqiptar.
“Te dashur miq, 16 vite me pare familja, miqtë, bashkëpunëtorët e tij, qytetaret e Kosovës dhe te gjithë shqiptaret i dhanë lamtumirën e fundit Presidentit Ibrahim Rugova, njerit prej burrave me te shquar te kombit tone, intelektualit mendje ndritur, shtetarit dhe politikanit gjeni, misionarit vizionar e arqitektit te lirisë dhe pavarësisë se Kosovës”, shkruan Berisha.
Ai e quan të pavdekshëm Rugovën.
“Sot te gjithë shqiptaret kudo që janë përulen me nderimin me të madh, mirënjohjen me te thelle para kujtimit dhe veprës se pavdekshme te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim për gjithçka beri ai për lirinë e shqiptareve dhe dinjitetin e kombit tone”, shkruan Berisha./arbresh.info/
Ambasada zvicerane demanton pretendimet se Zvicra po kërkon ...
Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli ...
Londrimi “çmendet” pas këngës së Remzije Osmanit
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona k...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...