Në provincën juglindore turke Kahramanmaraş ka shpërthyer një tubacion të naftës pasi një shtyllë ra për arsye të panjohura.
Pas incidentit flakët depërtuan në rrugën që lidh qytetet Kahramanmaraş dhe Gaziantep.
Në vendin ku ka ndodhur shpërthimi janë dërguar ekipet e zjarrfikësve dhe të ndihmës së parë.
Duke folur për AA, guvernatori i provincës Kahramanmaraş, Ömer Faruk Coşkun, tha se fatmirësisht nuk ka viktima.
“Për momentin nuk ka asnjë rrezik për vendbanimet dhe fatmirësisht nuk ka viktima”, tha Coşkun.
Ai shtoi se përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit vazhdojnë.
“Shkaku i shpërthimit për momentin nuk dihet. Rrjedha e naftës është ndërprerë dhe efekti i zjarrit ka filluar të ulet”, tha guvernatori i provincës Kahramanmaraş.
Për arsye të sigurisë, rruga është mbyllur në të dyja drejtimet.
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...