Është konfirmuar tashmë ora dhe vendi ku do të luhet miqësorja e 26 marsit, Spanjë-Shqipëri.
Sipas marrëveshjes mes dy federative, ky takim do të luhet në stadiumin “RCDE”, që është shtëpia e skuadrës së Espanyolit, në Barcelonë, duke filluar nga ora 19:00.Siç dihet tashmë, kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore.Ndërkaq, më datë 29 mars 2022, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Gjeorgjisë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Shqipëri, sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndërkohë që mbeten ende për t’u përcaktuar stadiumi që do të presë sfidën dhe ora kur do të luhet.Këto miqësore zhvillohen në kuadër të përgatitjes së Kombëtares Shqiptare për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që startojnë në muajin qershor, transmeton SuperSport.
Trajneri Edoardo Reja do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipi kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...