Për “Ditën e Ulqinit”, këtë të shtunë, qyteti bregdetar i Ulqinit do të vërshohet jo vetëm nga krerët e shtetit malazias dhe ambasadorët e akredituar në Podgoricë, por edhe nga liderë politik rajonal.
Siç njofton Portali Ul-info në Mal të Zi, në ditën e komunës së Ulqinit, përveç kryetarit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe ambasadorëve të akredituar, atje do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Hashim Thaçin.
Rama e Thaçi, sipas mediave malaziase, në këtë ditë festive për Ulqinin, para liderëve malazias dhe korit diplomatik, do të shpallen edhe qytetarë nderi nga kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka.
Jozyrtarisht mësohet se në drekën zyrtare, e cila do të shtrohet për nder të presidentit Vujanoviqit në Ulqin dhe Ramës e Thaçit, atyre do t’iu bashkohet edhe kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq./arbresh.info/
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...