Ministria e Brendshme dje (15.01.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 149 masa, nga të cilat 34 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 14 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit, nëntë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, tre masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (semafori i kuq), katër sanksione për shofer fillestar, 31 për parkim të paligjshëm”, njoftojnë nga MPB.
Nga MPB shtojnë se do të vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara edhe në ditët në vijim./telegrafi
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...