Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë të dielë në Paskuqan.
Makina ka përplasur motorin dhe si pasojë drejtuesi i tij është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 16.01.2022, në Paskuqan, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin Xh. K., me motomjetin me drejtues shtetasin J. K. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tch
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...