Gjykata Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se e kanë vendosur masën e paraburgimit prej një muaj për ushtruesin e detyrës së drejtorit në Spitalin Rajonal të Ferizajt, Halit Gërbeshi.
Në njoftim thuhet se ai akuzohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare.
“Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, në vazhdimësi dhe me dashje, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete, në atë mënyrë që në një pompë të derivateve në Ferizaj, disa herë ka furnizuar me derivate veturën e tij private, pa u pajisur me vendim nga ana e Bordit Drejtues”, thuhet në njoftim
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës e ka suspenduar nga detyra Gërbeshin, pak pas arrestimit.
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...
Kurti: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht sepse g...
Haxhiu: 17 shkurti u arrit me sakrificën e dëshmorëve