Presidentja Osmani: Institucionet e Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë

16:45 | 15 Janar 2022
A Z

Presidentja, Vjosa Osmani ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Osmani shkruan se institucionet e Kosovës njëzëri e kanë refuzuar mbajtjen e këtij referendumi në Kosovë.

Tutje ajo shkruan se do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, ndaj siç tha Osmani, veprimeve destabilizuese të Serbisë.

Postimi i plotë i saj:

Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me aleatët tanë në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës ndaj veprimeve destabilizuese dhe të njëanshme të Serbisë./arbresh.info/

Të ngjashme