Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kujtuar masakrën e Reçakut ku u vranë 45 civilë.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryesit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë.
“Sot kujtojmë një nga ditët dhe ngjarjet më të errëta të Kosovës- Masakrën e Reçakut, në të cilën forcat serbe vranë 45 civilë të pafajshëm. Përulemi para viktimave, ndërsa bashkëndjejmë me familjarët e tyre që i mbijetuan këtij krimi të tmerrshëm”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.
“Kërkesa jonë për drejtësi, edhe 23 pas, mbetet e njëjtë dhe është më e zëshme se kurrë: të dënohen kryesit e kësaj vepre dhe ata që kanë urdhëruar e orkestruar krime si këtë masakër gjatë luftës në Kosovë”.
Ndërsa ka thënë se ideja se Serbia mund të ndërveprojë me Kosovën, si shtet fqinj i saj, pa i vënë para drejtësisë të gjithë kriminelët e luftës, është një iluzion makabër për të ardhmen.
“Kosova dhe qytetarët e saj duan drejtësi, paqe dhe stabilitet!”, ka shtuar ajo./arbresh.info/
Ministria cakton çmimet maksimale të derivateve, nafta 1.61€...
“Siguri, Energji, Zhvillim” – slogani i AAK-së për zgjedhjet...
Kylian Mbappe barazon rekordin historik të Cristiano Ronaldo...
Kapen dy shtetas të Shqipërisë, transportonin viça ilegalish...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë – rasti po het...
50 aksidente trafiku dhe 1,981 gjoba gjatë 24 orëve të fundi...