Kosovarët furnizohen me naftë të cilësisë së mirë.
Kështu thotë, Naim Mahmutaj, nga laboratori “Kosova Lab”, i cili bën analiza të naftës dhe derivateve të saj.
“Laboratori ynë është i akredituar dhe mostrat që ne testojmë vinë nga institucionet shtetërorë dhe në disa raste edhe nga kompanitë private. Në bazë të mostrave që ne testojmë në pjesën më të madhe cilësia e karburantit të lëndëve të naftës është e mirë”, është shprehur Mahmutaj në Klan Kosova.
“Në pjesën e dytë të vitit që shkoi ka pasë një pjesë të madhe të pikave të shitjes që ju është marrë mostra dhe i kemi testuar ato. Rezultatet tregojnë kryesisht se cilësia është e mirë”.
Kur fjala është për matjen e cilësisë ai ka treguar se ajo bëhet në bazë të disa parametrave që shkojnë deri në 15 sish.
Mahmutaj ka përmendur se ngjyra e karburantit nuk është përcaktues për matjen e cilësisë./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...