Përfaqësuesit e Armenisë dhe Turqisë janë pajtuar që t’i vazhdojnë bisedimet gjatë rundit të parë të negociatave, që e zhvilluan të premten në Moskë me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve pas disa dekadave armiqësi.
Ruben Rubinian, zëvendëskryetar i Kuvendit të Armenisë, dhe Serdar Kilic, ish-ambasador i Turqisë në Shtetet e Bashkuara, u pajtuan gjatë takimit të parë në kryeqytetin rus se Turqia dhe Armenia duhet të punojnë për t’i rregulluar raportet përmes dialogut dhe pa parakushte, tha Ministria e Jashtme e Armenisë.
“Data dhe vendi i takimit të dytë do të përcaktohet përmes kanaleve diplomatike”, tha kjo ministri, raporton Radio Evropa e Lirë.
Para bisedimeve, ministria armene tha se pret që bisedimet të rezultojnë në themelimin e marrëdhënieve diplomatike me Turqinë dhe hapjen e kufirit mes dy vendeve.
Muajin e kaluar, Armenia e largoi bllokadën ndaj prodhimeve turke, që ishte ngarkesë kryesisht për armenët, ndërsa Turqia njoftoi se do të lejohen fluturimet “charter” për në Armeni.
Raportet mes Armenisë e Turqisë kanë qenë historikisht të ndërlikuara shkaku i vrasjes së armenëve më 1995. Fitorja e Armenisë në konfliktin e viteve 90’ me Azerbajxhanin për Nagorno-Karabakun e kishte nxitur Turqinë që ta mbyllte kufirin në vitin 1993 për t’i përkrahur azerët, me të cilët turqit kanë lidhje kulturore e historike.
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...