Ministri në largim i Drejtësis, Bojan Mariçiq sot komentoi pozitën e re të cilën pritet ta merr në ekzekutiv.
Mariçiq tha se si zv.kryeministër i ardhshëm për Çështje Evropiane mendon se periudhën e ardhshme bisedimet me Sofjen do të marrin një dinamik tjetër.
“Mendoj se fakti që në të dy anët e kufirit kemi qeveri të reja, jep energji dhe shans të ri për zgjidhje pozitive në bazë të leksioneve të mësuara nga procesi i kaluar të bisedime. Ne ende nuk jemi në fazën në të cilën jemi pajtuar në diçka, as pala bullgare nuk është pajtuar”.
“Ende jemi në fazën e bisedimeve dhe të këmbimit të argumenteve dhe pozicioneve, dhe mendoj se vizita e kryeministrit Petkov të martën është një mundësi e shkëlqyer për tu vendosur një dinamikë e re në procesin e bisedimeve mes nesh dhe Bullgarisë”, tha Mariçiq./telegrafi/
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...