Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka takuar përfaqësuesit e Listës Serbe në Beograd. Nga pamjet brenda takimit është parë edhe Milan Radojciq nënkryetar i këtij subjekti që është futur së fundi në listën e sanksioneve të Thesarit amerikan të shtetit.
Në takim po merr pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq si dhe ministri i Brendshëm, Aleksander Vulin.
Prezent gjithashtu janë edhe kryetari i Listes Serbe Goran Rakiq dhe anëtarët Slavko Simiq dhe Dalibor Jevtiq.
Mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë pritet të jetë tema e këtij takim, mbajtjen e të cilit po e kundërshton qeveria e Kosovës.
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it si dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje kryeministrit Kurti që të lejojë mbajtjen e këtij referendumi ashtu siç është bërë më herët.
Kurti pas takimit me ambasadorët e QUINT-it ka deklaruar se do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për nesër në ora 14:00./express/
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...