Përfshirje të gjithë të rinjve në aktivitete sportive në të gjitha bashkitë e vendit si dhe rikthimin e orëve të edukimit fizik në shkollë.
Kjo është ambicia e kryeministrit Edi Rama një ish basketbollist që nuk heq dorë dot kollaj nga sporti.
“Synimi është që të ndërtojmë skuadrat në çdo shkollë 9-vjeçare, gjimnaz, universitet dhe të krijojmë edhe kompeticione sportive në nivel qarku e në nivel kombëtar”, tha Rama.
Për ta arritur këtë kryeministri kërkoi përfshirjen e çdo kryetari bashkie.
“Do i sugjeroja kryetarëve të bashkive që të mendojnë për të projektuar një qendër sportive në territorin e tyre. që do të thotë, një qendër me më shumë se një apo dy fusha, me më shumë sesa thjesht një palestër apo një fushë afër. Një qendër olimpike në modelin e Qendrës Olimpike të Korçës, kuptohet secili sipas karakteristikave të caktuara që mund t’i japë qendrës, për të ofruar hapësirë për stërvitje dhe për ekipe të ndryshme që mund të vijnë në qytetet tuaja por mbi të gjitha, për të pasur një qendër ku të mund të materializohen këto momentet kulmore të aktivitetit sportiv dhe ku patjetër, të mund të stërviten ekipet sportive të baskisë”, tha kryeministri./tch
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave