Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në tunelin e Kalimashit në Kukës, ku si pasojë vdiq një person.
Makina tip “Benz”me targa shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci, nga Shkopeti ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shtetasit kosovarë Bexhet Zeneli, me vëllanë Burimin dhe kunatën Mihrije Zeneli.
Tek mjeti me targa shqiptare ka ndërruar jetë pasagjerja Edjona Sala, është dëmtuar drejtuesi i mjetit Gjino Malci dhe pasagjerët Mariglen Gjoka e Sandra Bega. Gjino Malci dhe Sandra Bega janë nisur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nuk dihet ende gjendja e tyre.
Aksidenti i ndodhur këtë mbrëmje ka krijuar trafik të rënduar në hyrje të tunelit, ndërsa zona është përfshirë nga reshjet e dëborës.
Grupi hetimor dhe shërbimet e njësisë rrugore të autostradës Kalimash- Morinë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./topchannel
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...