Shkëlzen Gashi ka folur për zhvillimet në 20 vjetët e fundit në Kosovë. Thotë se janë të pakta gjërat e mira që kanë ndodhur në këtë periudhë. Sipas tij, ajo që i është bërë shtetit të Kosovës në këto 20 vjet, nuk i ishte bërë as nga regjimi serb.
Komentet Gashi i bëri në emisionin Pressing në T7.
Në shumicën e fushave jemi, jo më së keqi në rajon por më së keqi në Europë dhe ndoshta konkurrojmë edhe në botë”, thotë Gashi.
“As regjimi okupus kriminel serb në vitet e 90’ta nuk i ka bo çka i kemi bërë na për 20 vjet’, tha Gashi.
“Natyrisht, janë do hapa pozitiv e sene të mira që kanë ndodhur për këto 20 vjet, për shembull, një prej tyre është ajo e vitit 1999, dëbimi i trupave serbe prej Kosovës por unë konsideroj se kjo është më shumë meritë e bashkësisë ndërkombëtare, në fakt e Aleancës NATO dhe viti 2008, shpallja e pavarësisë e cila faktikisht është një deklaratë e shkruar prej përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe e përkthyer dhe lexuar prej neve”, thotë Gashi.
“Ndoshta ka disa gjëra pozitive por unë e shoh si shumë të errët këtë’, theksoi ai.
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...