Manchester United do të qëndrojë “duarkryq” në këtë merkato të janarit, teksa “Djajtë e Kuq” janë vënë në kërkim të një mesfushori i cili mund të shtojë më shumë kualitet në mekanizmat e skuadrës.
Në sfidën e fundit të kampionatit ndaj Wolverhampton, trajnerit, Ralf Ragnick i ka lënë një përshtypje shumë të mirë Ruben Neves.
24-vjeçari edhe pse ka dy vite të mbetura në kontratë me Wolves, e ka pranuar se është i tunduar nga ideja për të përfaqësuar një klub më të madh dhe për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.
Në këtë formë, drejtuesit e United janë të gatshëm të ofrojnë deri në 35 milionë paund për ta bërë të tyrin futbollistin, edhe pse “ujqërit” pretendojnë 40 milionë. Megjithatë, palët nuk janë shumë larg dhe dëshira e luzitanit mund të bëjnë diferencën.
Në fakt, nuk është hera e parë që United interesohet për mesfushorin pasi edhe ish-trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka pasur një “dobësi” për këtë lojtar.
Ndërkohë, në rast se tentativat mbyllen me sukses, atëherë Manchester United do të kthehej në një koloni të futbollistëve portugez pasi aktualisht pjesë e Djajve të Kuq janë edhe Diego Dalot, Bruno Fernandes dhe Cristiano Ronaldo./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...