Prishtina nuk ka të ndalur në stinorin pranveror.
“Bardhekaltrit” të mërkurën kanë mundur Drenicën, me rezultat 3-0, në kryeqytet në kuadër të xhiros së 20-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Bylbyl Sokolit, ka arkëtuar edhe tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës.
Ishte Labinot Osmani, ai që shënoi dy gola, në minutën e 43-të dhe 77-të, kurse një gol për kryeqytetasit e realizoi Gentrit Begolli në minutën e 88-të.
Prishtinasit marrin tri pikë tejet të rëndësishme dhe tani kjo skuadër zë vendin e dytë më 37 pikë, ndërkaq, Drenica mbetet në kuotën e 27-të pikëve dhe renditët në pozitën e shtatë.
Serinë e fitoreve e ka vazhduar edhe liderja e tabelës, Ferronikeli që sot në “Bajram Aliu” mundi Ferizajn, me rezultat 3-0.
Skuadra nga Drenasi edhe në këtë duel ka vijuar me performancën e mirë. Lapidar Lladrovci me golin e tij në minutën e 75-të, zhbllokoi rezultatin duke e sjell Ferronikelin në epërsi prej 1-0, ndërsa katër minuta më vonë, Mendurim Olluri dyfishoi rezultatin në 2-0, derisa i njëjti lojtar realizoi edhe golin e tretë për skuadrën e Gani Sejdiut, e cila kryeson tabelën më 40 pikë, tri më shumë së Prishtina, kurse Ferizaj mbetet e parafundit më 17 pikë.
Fitore tejet të rëndësishme ka arritur Kosova e Vushtrrisë, që në “Ferki Aliu”, mundi Trepçën, me rezultat 1-0.
Kampionët në fuqi ishin skuadër dominuese në terren, ndërsa, Faruk Statovci në minutën e 79-të shënoi golin e fitores për vushtrriasit.
Istogu e ka befasuar Hajvalinë duke e mposhtur me rezultat 2-1. Padyshim se hero i fitores së nikoqirëve ishte Besnik Krasniqi, i cili shënoi dygolësh në minutën e 81-të dhe 90+1 nga pika e bardhë, kurse golin e vetëm për skuadrën e Ismet Munishit e realizoi Mërgim Peveqeli në minutën e shtatë./arbresh.info/
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...