Qeveria e Kosovës nuk arriti ta përmbush synimin që kishte premtuar se deri në fund të vitit 2021 do të imunizonte popullatën 60 për qind.
Një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi aktualisht përqindja e të vaksinuarve në Kosovë është vetëm 43 për qind, shkruan arbresh.info.
Njohësit e çështjeve të shëndetësisë në Kosovë vlerësojnë se mos përmbushja e 60 përqindëshit erdhi si pasoj e keqmenaxhimit dhe informatave të rrejshme.
Anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu thotë se 60 përqindëshi nuk ishte ndonjë premtim i madh, por as këtë Qeveria nuk arriti ta përmbushë.
Ai thotë, se dështimi në vaksinim është pasojë e papërgjegjësisë profesionale, pasi u përdor për popullizem dhe për çështjen elektorale dhe revanshizëm politik.
“Sipas John Hopkins University, në Kosovë, deri me 01.01.2022, janë vaksinuar me dy dozat vetëm 43.64% e qytetarëve të Kosovës. Ishte premtuar vaksinim i 60% të qytetarëve deri në fund vit, ndonëse ky 60 % nuk ishte ndonjë premtim i madh as këtë nuk arriti ta përmbushë Qeveria. Dështimi në vaksinim është pasojë e papërgjegjësisë profesionale të MSH-së, e cila në fillim të mandatit, pandeminë COVID-19, fillojë ta përdor për popullizem dhe për çështjen elektorale dhe revanshizëm politik”.
Sipas deputetit të PDK-së, një gjë e tillë nuk u arrit pasi që kontratën e vaksinave me Pfizer e klasifikuan dokument sekret dhe manipuluan me shifrat e të vaksinuarve.
“Qeveria u vonua në kontraktim të vaksinave. Kontratën e vaksinave me Pfizer e klasifikojë dokument sekret dhe kjo ngjalli pasiguri tek qytetarët, vaksinat e pranuara donacion i pranoi në kundërshtim me ligjin buzë afatit të skadimit të përdorimit dhe për këtë arsye 133 mijë doza të vaksinave u hodhën në bërllok. Kishte keqmenaxhim të procesit të vaksinimit dhe manipulim me shifrat e të vaksinuarve dhe kjo ka ndikuar në humbjen e besimit të qytetarëve në proces të vaksinimit”.
Megjithatë, ai thotë se Qeveria ka dështuar ta zbatojë planin e saj, e përveç kësaj u shpreh se ende nuk e kanë të miratuar planin e vaksinimit për vitin 2022.
“Kur qytetarët kërkoni te vaksinoheshin MSH-ja krijonte barriera procedurale e lista të gjata të pritjes dhe trajtimi i të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve ishte i njëjtë dhe ky ishte demotivim. Ekipet e vaksinimit dhe personeli shëndetësor nuk u mbështetën në këtë proces dhe të gjitha këto kanë dërguar në dështim të procesit të vaksinimit. Plani i veprimit për vaksinim të qytetarëve ka përfunduar me 31.12.2020, jo vetëm që Qeveria ka dështuar ta zbatoi planin e saj, por sot ende nuk e ka të miratuar planin e vaksinimit për vitin 2022”, thotë Haxhiu për arbresh.info
E, gazetari i shëndetësisë në Kosovë, Bujar Vitija thotë, se mosarritja e synimit për të vaksinuar 60 për qind të popullatës me dy doza brenda vitit 2021, do të rrezikojë shëndetin publik dhe ky dështim do ta vështirësojë edhe më shumë menaxhimin e pandemisë.
“Mos arritja e synimit për të vaksinuar 60 për qind të popullatës me dy doza brenda vitit 2021, do të rrezikojë shëndetin publik për faktin se tanimë po hyjmë në një valë tjetër të pandemisë dhe nuk mund të dimë se cilat do të jenë pasojat kur dihet se imunizimi me dy doza nuk ka kaluar as 45 për qind të popullatës në Kosovë. Kjo do të vështirësojë edhe më shumë menaxhimin e pandemisë, kur tani kërkohet që të merret edhe doza e tretë ose përforcuese, e në të njëjtën kohë ne kemi një përqindje të lartë të njerëzve që nuk kanë marr asnjë dozë”.
Vitia thotë, se kjo situatë ka ardhur si pasojë e refuzimit të qytetarëve për t’u vaksinuar për shkak të informatave të rrejshme dhe mungesës së një strategjie për t’i bindur qytetarët me argumente shkencore rreth vaksinës.
“Krejt kjo situatë ka ardhur si pasojë e refuzimit të qytetarëve për t’u vaksinuar për shkak të informatave të rrejshme, si dhe mungesës së një strategjie nga institucionet për t’i bindur qytetarët me argumente shkencore se duhet të marrin vaksinat për t’u mbrojtur nga Covid-19 dhe variantet e reja”, thotë Vitija për arbresh.info
Kujtojmë, se më 26 dhjetor 2021, Kosova detektoi rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit dhe përmbylli një vit me situatë të qetë epidemiologjike.
Ndryshe, aktualisht në Kosovë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.677.000 doza. Ku deri më sot 784.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 637 raste. /A.ZEKA./arbresh.info/
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...