Disa deputetë francezë kanë deklaruar se kanë marrë kërcënime me vdekje, pikërisht në kohën kur po debatohet për “green pass”, që do të ndalonte të pavaksinuarit nga jeta publike.
Qeveria franceze është duke kërkuar që të miratojë një ligj, që do t’u kërkonte njerëzve të tregojnë provat e vaksinimit në vendet publike dhe në transport, transmeton portal arbresh.info
Ligji pritet të miratohet këtë javë, por shumë njerëz janë zemëruar nga vendimi që ka mundësi të merret.
Franca ka një nga normat më të larta të vaksinimit kundër Covid në BE, ky të paktën 91% e popullsisë është vaksinuar.
Të dielën Agnès Firmin Le Bodo nga partia e qendrës së djathtë Agir postoi një email që ajo mori që përmbante kërcënime në lidhje me mbështjetjen që i ka dhënë ligjit.
“Demokracia jonë është në rrezik,” shkroi Firmin Le Bodo, e cila është gjithashtu është farmaciste dhe përkrah fuqishëm vaksinimin kundër Covid, shkruan BBC.
Gjatë gjithë pandemisë, kritikët kanë akuzuar qeverinë e presidentit francez Emmanuel Macron për shkelje të lirive duke vendosur rregulla Covid. Protestat kundër këtyre rregullave janë mbajtur rregullisht.
Për muaj të tërë, Franca u ka kërkuar njerëzve të tregojnë ose prova të vaksinimit ose një test negativ Covid për të hyrë në shumë vende publike.
Së fundmi, Franca është duke u përballur me një numër në rritje të rasteve me Omicron./arbresh.info/
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq