E kam lexu diku deklaratën e zotëri Haradinajt dhe më ka befasu, kështu filloi përgjigjen e tij, lideri i PDK-së, kur u pyet për deklaratën e kryetarit të AAK-së se Krasniqi nuk ka guxim të ballafaqohet me Kurtin.
Siç tha Krasniqi në një intervistë për arbreah.info, është Haradinaj ai që nuk ka pasur guxim të qeverisë dhe e ka lënë mandatin në gjysmë.
“Shikoni para se me pas guxim për me bë opozitë duhet me pas guxim me qeverisë e zotëri Haradinaj nuk ka pasur guxim të qeverisë. Po mendoj, se ka dhënë dorëheqje në gjysmë të mandatit, sepse nuk ka mundur të mbajë barrën e qeverisjes”, i është kundër përgjigjur Krasniqi.
Ai ka thënë se opozitën ka vendosur ta bëj në mënyrë të qetë dhe duke argumentuar mos punën e pushtetit, duke thënë se: Nuk është e domosdoshme me ngrit zërin e me kritiku.
“Modeli i opozitarizmit për kohë të gjatë ka qenë modeli më i gabuar i mundshëm. Modeli i Vetëvendosjes si opozitë që ka qenë skajshmërisht agresiv, i dëmshëm, refuzues, nihilist dhe e ka dëmtuar skenën politike dhe politikbërjen në përgjithësi”, ka bërë krahasimin ai.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...