Sonte në orët e mbrëmjes Policia në Skenderaj ka sekuestruar një armë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën ’’Fadil Rrustemi’’ në Skenderaj, në kohën kur Njësia për Reagim të Shpejtë po realizonte një pikë kontrolli.
Gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me dy fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’. /arbresh.info/
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...