Sipas Byrosë amerikane të Regjistrimit të popullsisë, popullsia e botës parashikohet të arrijë në 7.8 miliardë njerëz në ditën e parë të Vitit të Ri 2022.
Kjo përbën një rritje prej 74 milionë njerëzish, ose një nivel rritjeje prej 0,9% që nga 1 janari i vitit 2021 deri më 1 janar të vitit 2022.
Duke filluar nga viti i ri, 4.3 lindje dhe dy vdekje pritet të ndodhin në mbarë botën çdo sekondë, vlerësoi Byroja amerikane e Regjistrimit të popullsisë.
Ndërkohë, popullsia e Shteteve të Bashkuara u rrit me pothuajse 707,000 njerëz gjatë vitit 2021 dhe vendi pritet të ketë 332.4 milionë banorë në ditën e parë të Vitit të Ri 2022, thuhet në një njoftim të Byrosë amerikane të Regjistrimit të popullsisë.
Vlerësimi i Byrosë amerikane të Regjistrimit të popullsisë përfaqëson një normë rritjeje prej 0,2% në periudhën një janar 2021- një janar 2022.
Duke filluar nga viti i ri, popullsia e Shteteve të Bashkuara pritet të rritet me një lindje çdo 40 sekonda, minus vdekjet.
Shtetet e Bashkuara pritet të përjetojnë një lindje çdo nëntë sekonda dhe një vdekje çdo 11 sekonda, si dhe një person shtesë nga emigrimi ndërkombëtar çdo 130 sekonda. /VOA/
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi,...
Maqedonci: Vendim historik, Kosova dërgon FSK-në në Gaza
Tahiri: Seanca e Kuvendit mbahet të enjten, s’u diskutua për...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e koma...
Shembja e rrugës në Prishtinë, KRU Prishtina njofton rikthim...