Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e fundit të vitit ka vizituar, Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Qendrën Operative Komunikuese Koordinuese, Stacionin Qendra të Policisë, si dhe Brigadën e Zjarrfikësve.
Në Klinikën Emergjente, Presidentja ishte e shoqëruar nga zëvëndësministrja e shëndetësisë, Dafina Gexha. Në takim me drejtuesit dhe stafin, Presidentja Osmani ka uruar që gjatë kujdestarisë në ndërrimin e moteve të ketë sa më pak angazhim për ta, duke falenderuar të gjitha institucionet shëndetësore për punën që po bëjnë në menaxhimin e pandemisë. Ajo ka falënderuar gjithë stafin mjekësor që kujdestarojnë në natën e ndërrimit të motmoteve.
Në Qendrën Operative Komunikuese Koordinuese si dhe në Stacionin e policisë Qendra, Presidentja Osmani është shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Samedin Mehmeti.
Presidentja Osmani ka përgëzuar Policinë e Kosovës për angazhimin përgjatë këtij viti, duke potencuar posaçërisht punën e tyre për sigurinë e qytetarëve por edhe ndihmën që kanë dhënë në menaxhimin e pandemisë. Ndërkaq në vizitë te Brigada e Zjarrfikësve, Presidentja ka vlerësuar angazhimin e tyre me shpresën se nata festive do ta kalojë pa pasur nevojë për ndërhyrjen e tyre.
Në të tri institucionet, të cilat do të kujdestarojnë në ndërrimin e viteve, Presidentja i ka uruar dhe i ka inkurajuar ata për punën që bëjnë për sigurinë qytetare në festat e fundvitit me urimin që viti 2022, do të jetë vit i sukseseve jo vetëm për ata, por për gjithë shtetin e Kosovës./arbresh.info/

Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...