Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se ka realizuar një mori inspektimesh dje dhe sot, në kuadër të masave anti-covid.
Gjatë këtyre inspektimeve, policia ka shqiptuar 45 gjoba për mos respektim të masave në 3 lokale.
“Gjatë kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, konkretisht në tri lokalet ( dy lokale Shisha Bar dhe një kafiteri), janë hasur duke punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë e ligjin anti Covid -19 janë shqiptuar 45 gjoba personit juridik dhe ndaj personave që kanë qenë në këto lokale e qe nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez