Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka treguar se ka kaluar një fundvit i veçantë në mesin e miqve të jashtëzakonshëm nga SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës.
Osmani këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, transmeton arbresh.info
“Stolisëm bredhin, kënduam e vallëzuam bashkë me vajzat e shkollës së vallëzimit Tika Dance, e u shoqëruam me babadimrin Jusuf Islami. Një përmbyllje e vitit ndryshe, por aq e ëmbël dhe e mbushur me dëshirat më të mira e plot dashamirësi”, ka shkruar Osmani.
Postimi i saj i plotë:
“Stolisëm bredhin, kënduam e vallëzuam bashkë me vajzat e shkollës së vallëzimit Tika Dance, e u shoqëruam me babadimrin Jusuf Islami. Një përmbyllje e vitit ndryshe, por aq e ëmbël dhe e mbushur me dëshirat më të mira e plot dashamirësi. Secili prej fëmijëve, një botë magjike dhe e pasur me ëndrra shumë. Do të shihemi shumë shpejtë edhe me aktivitete të tjera ku do të tregoni potencialin tuaj të jashtëzakonshëm. Dua, Anda dhe unë ju falënderojmë për këto çaste kaq të bukura. Ju duam shumë!
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...