Analisti politik, Albert Krasniqi mos zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, e ka konsideruar si dështimin më të madh për këtë vit të Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se OSHP është jofunksionale prej muajit mars, pasi anëtarëve u ka skaduar mandati.
“Rreth 350 milionë euro janë bllokuar të hyjnë në ekonominë e vendit. Në anën tjetër, është rritur numri i kontratave të negociuara, pasi mundësitë e ankesës janë shumë më të vogla”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Prej dështimeve më të mëdha të Kuvendit këtë vit është mos zgjedhja e anëtarëve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (e njohur si Gjykata e Tenderëve). OSHP është jofunksionale prej muajit mars, pasi anëtarëve u ka skaduar mandati. Prej asaj periudhe, asnjë tender publik për të cilin ka pasur ankesa nuk ka mundur të ekzekutohet. Rreth 350 milionë euro janë bllokuar të hyjnë në ekonominë e vendit. Në anën tjetër, është rritur numri i kontratave të negociuara, pasi mundësitë e ankesës janë shumë më të vogla.Nga ky dështim i Kuvendit:– Është dëmtuar zhvillimi i ekonomisë dhe është rritur mundësia për korrupsion;– Janë dëmtuar bizneset që presin me muaj për të marr kontratat nga institucionet publike;– Janë dëmtuar qytetarët të cilët nuk po marrin shërbimet e nevojshme (nuk ka as furnizim të rregullt me insulina);– Po favorizohen bizneset e caktuara;– Po dëmtohet buxheti i shtetit, pasi si pasojë e mungesës së konkurrencës reale paguhet më shtrenjtë.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania