Lojtarët e Manchester Unitedit më nuk hanë ëmbëlsirë, ngase kanë marrë shembull nga Cristiano Ronaldo, këtë gjë e ka konfirmuar mbrojtësi Eric Bailly.
Superylli portugez njihet për kushtet e mira fizike që mban, pavarësisht moshës 36-vjeçare, ngase mban dietë strikte, transmeton lajmi.net.
Rikthimi i Ronaldos në “Old Trafford” ka ndikuar shumë edhe në dhomën e zhveshjes, pasi që tani lojtarët më nuk hanë ëmbëlsira, kjo është konfirmuar edhe nga Bailly.
“Jo, ne kemi ndaluar (se hëngri ëmbëlsira). Të gjithë lojtarët ndaluan sepse është mirë, duhet të ndryshosh ndonjëherë”.
“Ronaldo është më i miri që një kohë të gjatë, pse? Trupi yt, duhet të kujdesesh për të”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Man United nesër do zhvillojë përballjen ndaj Burnley, ku synojnë këndelljen pas barazimit me Newcastle United.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...