Mbrëmë, rreth orës 23:50, policia e Kaçanikut nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion inteligjent se, në një lokal në fshatin Dubravë të kësaj komune dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitet joligjorë, duke luajtur bixhoz, transmeton arbresh.info.
Njësitet reaguese në mbështetje edhe nga hetuesit e këtij stacioni kanë reaguar menjëherë dhe aty kanë hasur pesë persona duke luajtur bixhoz.
Policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, ka bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur një fletore me shënime të personave, një shumë të caktuar të parave gjatë lojës, dhe letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar.
Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policia , me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar rast penal ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Pacolli pret në takim ambasadorin Orav, diskutohet bashkëpun...
Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi edhe në rigjykim dënohet me...
Bordi i Paqes lanson faqen zyrtare, vendosen edhe flamujt e ...
E rëndë: Sot i jepet lamtumira e fundit burrit që u godit pë...
Aktakuzë ndaj burrit që kërcënoi gazetarët në Viti
Mastantuono rigjen formën fizike, gati për përballjet vendim...