Një gjykatë në Moskë gjobiti Google me 7.2 miliardë rubla. Arsyeja e dhënë nga gjykata është se kompania amerikane e internetit ka dështuar në mënyrë të përsëritur që të fshijë përmbajtje që Rusia i konsideron të paligjshme. Google tha se do të rishikonte vendimin dhe më pas do të vendoste për hapat e mundshëm.
Për herë të parë sasia e gjobës u bazua mbi një përqindje të caktuar të xhiros vjetore që Google gjeneron në Rusi – gjë që rrit masën e gjobës. Megjithatë gjykata nuk e specifikoi se sa e lartë është kjo përqindje. Sipas llogaritjeve ajo është pak më shumë se tetë për qind. Vlera e dënimit është rreth 98 milionë dollarë.
Qeveria e Moskës e ka shtuar presionin ndaj koncerneve të mëdha të teknologjisë këtë vit. Kritikët e konsiderojnë këtë si një përpjekje të qeverisë për të kontrolluar internetin në mënyrë më strikte. Ata kanë frikë se me këtë kërcënohet liria e individëve dhe e kompanive. Autoritetet argumentojnë se kompanitë e internetit duhet të fshijnë postimet që promovojnë abuzimin me drogën ose që përmbajnë informacione rreth armëve dhe eksplozivëve të bërë vetë. Po ashtu nuk duhet të shpërndahen informacione që lidhen me organizata terroriste.
Në muajin shtator një gjykatë në Moskë dënoi Facebook-un me një gjobë rreth 245,000 euro. Shërbimi online Twitter u gjobit me 58,200 euro. Gjoba e tanishme ndaj Google arritur kështu dimensione të reja./dw/
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren